Zbulohen dhe sekuestrohen 41 mijë euro, po e çonte në Greqi pa asnjë arsye bindëse

U dënuan për trazirat e 1997 me 25 vjet heqje lirie, lirohen nga burgu për ofensivën e hakmarrjes

U dënuan për trazirat e 1997 me 25 vjet heqje lirie, lirohen nga burgu për ofensivën e hakmarrjesSekuestrohen nga Policia Kufitare 41000 euro, ndërsa nis procedimi penal për personin që nuk i deklaroi ato në kufi. Në vijim të kontrolleve të imtësishme me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Republikës së Shqipërisë përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë automjetin që drejtohej nga shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Kuçovë, i cili udhëtonte drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit. Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey