Zbulohen shifrat, ja sa shqiptarë janë nëpër botë që nga 1945 e deri në 2019

Sa shqiptarë janë nëpër botë? Kjo pyetje e ka një përgjigje, nëse u referohesh shifrave që janë në shumë raste zyrtare e në raste të tjera produkt i organizmave joqeveritare.

Në vitin 2019, sipas vlerësimeve të tërthorta numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth 1.64 milionë shtetas jashtë vendit, ose rreth 36 për qind e shtetasve shqiptarë gjithsej”, thuhet në një studim të Institutit Shqiptar të Statistikave. Studimi “Diaspora shqiptare 2019” vëren se e ashtuquajtura “diaspora e vjetër” përbëhet nga emigrantë që kanë emigruar para vitit 1944, të cilët konsiderohen diasporë shumë e hershme, si dhe nga ata që u larguan gjatë viteve 1945-1990 dhe që përkon kryesisht me shqiptarët në ish-Jugosllavi”.

“Diaspora e re” përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990 dhe përkon me valën e madhe të emigrimit pas rënies së komunizmit. Diaspora e vjetër ka qenë e vendosur kryesisht në SHBA dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ndërsa diaspora e re është vendosur në Greqi, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Zvicër, Francë e të tjerë dhe më pak në vendet e diasporës së vjetër” vlerëson studimi.

Në vitet 1990-1994 vitet e emigrimit masiv të shqiptarëve në Itali, Greqi dhe SHBA, por tendenca ndryshon në 2019. Sepse destinacioni më i parë mbetet Gjermania. Studimi vlerëson se gjatë 4 viteve të para të pluralizmit, numri i emigrantëve shqiptarë në Greqi, Itali dhe SHBA rritej çdo vit me rreth 30 për qind të numrit të vitit paraardhës.

Por këto norma bien gjatë periudhës 1995-1999. Pas vitit 2000, norma e rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi bie me shpejtësi dhe arrin në nivele negative gjatë dekadës së fundit. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri gjithsej i emigrantëve shqiptarë në Greqi po zvogëlohet. Gjatë periudhës 2015 – 2019, edhe në rastin e Italisë dhe SHBA, norma vjetore e rritjes së numrit të emigrantëve është zvogëluar në mënyrë konstante. Sipas studimit “Diaspora Shqiptare 2019” nga ana tjetër numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe ShBA-ve.

Migrimi i jashtëm dhe lëvizjet e brendshme kanë patur ndikim të madh dhe të përvitshëm në popullsinë e qarqeve të Shqipërisë. Nga të dhënat vihet re se popullsia banuese e të gjitha qarqeve të vendit është në mënyrë domethënëse më e vogël se popullsia e regjistruar në regjistrat e gjendjes civle.

Qarku i Gjirokastrës dhe ai i Vlorës janë dy qarqet e vetme ku popullsia banuese është më pak se gjysma e popullsisë së regjistruar. “Shqipëria vazhdon dhe do të vazhdojë të përjetojë flukse dalëse të popullsisë, ashtu sikurse projeksionet e popullsisë sugjerojnë. Në këtë mënyrë popullsia e Shqipërisë po shkon drejt procesit të plakjes si pasojë e uljes së lindshmërisë dhe rritjes së jetëgjatësisë dhe për më tepër emigracionit i cili vazhdon të mbetet veprues dhe që përfshin një popullsi relativisht të re” – thuhet në raport.

Emigracioni përfshin një popullsi relativisht të re dhe në moshë pune dhe kjo vihet re për të dy gjinitë. Ndryshe nga vite më parë ku emigracioni dominohej nga meshkuj të rinj, të cilët emigronin së shumti për arsye punësimi, dekadën e fundit emigracioni shqiptar ka marrë një tjetër trajtë, vihet re tendenca e emigracionit familjar.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey