Zbulohet edhe një variant i ri i korona virusit

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusit C.1.2, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më infektues sesa variantet aktuale, kështu ka njoftuar Instituti Nacional për Sëmundje Ngjitëse (NICD).

Ky lloj i ri i koronavirusit i njohur si C.1.2 u zbulua për herë të parë në maj, transmeton rtv21.tv.

C.1.2 sipas hulumtimveështë përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani.

Testet për të vlerësuar ndikimin e mutacioneve që posedon C.1.2 në infektueshmërinë dhe rezistencën ndaj vaksinave janë ende në proces. Deri më tani, virusi nuk ka përmbushur kriteret e OBSH -së për t’u kualifikuar si një “variant shqetësimi” ose “variant interesi”./21Media

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey