Zbulohet ilaçi që ngadalëson plakjen!

Shkencëtarët që realizuan studimin, u çuditën edhe vetë nga rezultati i tij

Studimi tregon se ekspertët jo vetëm mund të jenë në gjendje ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe mund ta kthejnë mbrapsht atë, një zhvillim ky që sjell ndërmend filmin e njohur amerikan “Rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.

Për një vit rresht, një grup vullnetarësh në Kaliforni kishin marrë një koktej të përbërë nga tre medikamente të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po kërkonin të shihnin mënyrat sesi mund të rigjenerohet gjendja e timusit.

Por sipas revistës “Nature”, pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në gjenomet e një personi.

Lajmin e përcjell revista “Nature”. Sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përtëritjeje.

Lajmi përbën një zhvillim mjaft të rëndësishëm, sepse njerëzimi i ka kërkuar gjithmonë mënyrat për të shmangur plakjen.

Megjithatë studiuesit paralajmërojnë se zbulimi është paraprak dhe se do të duhen verifikime të tjera përpara se të tentohet zbatimi i tij tek njerëzit. /KosovaToday/

Loading...



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk September 10, 2019 9:56 am ne Shendet. ne link https://lajme.mk/?p=149014
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit