Zbulohet plani, Elliott pritet ta bëj këtë hap para se ta shes Milanin

Menagment Elliott kanë një qëllim të qartë që duhet të arrijnë përpara se të shesin AC Milan.

Fondi mbrojtës amerikan tashmë ka investuar shumë miliona në klub, duke punuar për ta rikthyer atë në majën e futbollit evropian.

Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, pronarët kanë një qëllim të qartë që duhet të arrijnë përpara se të shesin klubin: të ndërtojnë një projekt të qëndrueshëm që do të sjellë rezultate si në fushë ashtu edhe jashtë tij.

Vetëm kështu ata do të arrinin që klubi të rriste vlerën fillestare prej 1 miliardë euro. Ky synim tani është i pamundur, duke pas parasysh gjendjen e klubit tani dhe asnjë blerës nuk do ta paguante atë shumë.

Prandaj Elliott është duke investuar për të ardhmën.

Ralf Rangnick pritet të zëvendësojë Stefano Pioli këtë verë, pasi Milani tashmë ka filluar përgatitjet
për dritaren e transferimit me të.

Revolucioni i të rinjve mund të ndodhte kështu dhe thjesht mund të ishte ajo që u duhen kuqezinjve.

Me kthimin e klubit në majat e futbollit evropian, edhe çmimi i tij do të rritej ndejshëm, synim ky i Elliott. /ORAinfo/

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey