Zbulon Osmani: Pranuam propozim-zgjidhje për kontestin me Bullgarinë, dy pika ishin të papranueshme për ne

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun me gazetarë zbuloi se vitin e kaluar, në dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në atë kohë, Ekaterina Zaharieva i ka dhënë propozim – marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton TV21.

Siç tha Osmani, dy nene ishin kontestuese nga kjo marrëveshje ku kërkohej që të nënshkruajnë se gjuha maqedonase ka dalë nga bullgarishtja, kurse kombi nga përpjekja për çlirim nga Perandoria Osmane.

Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka ndonjë ide për marrëveshje të re me fqiun tonë./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey