Zejdi: Ja pse erdhi fundi dhe ishte domosdoshmëri të largohem nga Alternativa

Deputeti tanimë i pavarur, Skender Rexhepi, i cili u largua nga grupi parlamentar i Alternativës tha për NovaTv se vendimi nuk ishte aspak i lehtë, por i pashmangshëm.

“Nuk kisha nevojë të konsultohesha me askënd për vendimin tim, sepse ai u mor në mënyrë të pavarur dhe pas gjithë hapave të shterur për të rikthyer vlerat e vërteta demokratike në parti”, tha ai.

Rexhepi thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë rivalitet sepse nuk ka pasur aspirata për ndonjë pozitë menaxheriale.

“Kam pritur që lidershipi i ngushtë i partisë të marrë një vendim që do të përmirësonte njëmendësinë aktuale në parti, por me vendimet e fundit e thelluan atë njëmendësi, pas së cilit vendimi im për veprim të pavarur politik ishte i pashmangshëm. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem përkrahës i demokratizimit të partive politike, e jo që ato të bëhen shtretër për grupe private”, ka shtuar Rexhepi.

Pas njoftimit të djeshëm të Rexhepit se tash e tutje do të jetë deputet i pavarur, nga partia politike Alternativa deklaruan se ky është tërësisht vendim i tij personal dhe nuk ka të bëjë me asnjë pozitë që lidhet me ndonjë organ apo strukturë të partisë. Nga kjo parti i kanë bërë thirrje që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi që është fituar nën siglën partiake. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey