Zejdi: Kjo Qeveri do ta çoj mandatin deri në 2024

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi Zejdi mbrëmë në “Click Plus” në TV21 tha se pret që shumica e re të zgjasë deri në vitin 2024.

“Nëse gjithçka shkon mirë, nëse arrijmë të marrim një datë, atëherë do të fokusohemi në reforma të mëdha, në luftën kundër korrupsionit, në projekte në ekonomi, në shtetin e së drejtës dhe në atë rast nuk shoh arsye pse të ketë zgjedhje të parakohshme dhe “kjo shumicë do ta çoj tërë mandatin, deri në vitin 2024”, tha Rexhepi.

Ai tha nuk do të pranojnë deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi që të formojnë grup parlamentar.

“Besa është në opozitë tash, do të thotë nuk është pjesë e shumicës.-Me zotëri Kastriot Rexhepin? As në ëndërr!”, tha Rexhepi.

Ndryshe pas vendimit për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare, Alternativa ka dalë nga grupi i përbashkët me Aleancën për Shqiptarët.

Që të funksionojë si grup parlamentar, Alternativa duhet të sigurojë edhe një deputet, pasi për formimin e grupit parlamentar duhen së paku 5 deputetë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey