Zejdi thotë se ASH dhe BESA kishin nisur nismën për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi në ClickPlus në TV21 tha se nisma për rrëzimin e Qeverisë sipas informacioneve të tij është nisur nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela dhe sekretari i Përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari.

Rexhepi thotë se nisma ishte bërë me shpejtësi, dhe se nuk ka pasur nevojë që të nguten.

“Kryetari i Aleancës me sekretarin e Përgjithshëm të saj kanë shkuar në zyrë tek koordinatori i VMRO-së ku ka qenë edhe kryetari i VMRO-së, aty e kanë marrë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve, që i bie nisma… në bazë të informatave që kam nga VMRO-ja, nisma ka buruar nga Aleanca, bashkë me Besën, për të bërë shumicën, dhe VMRO-ja është sjell para një akti që është dashur të pranojë një gjë të tillë, dhe e ka pranuar, sepse është parti opozitare”, tha mes tjerash Rexhepi.

Sipas tij, kjo nismë ishte aventurë e keqe politike. Skender Rexhepi-Zejd thotë se vlerëson që nisma u bë në shpejtësi, dhe se nuk kishte nevojë për nguti, ndërsa thotë se kishin marrë garanci se në listë nuk do të jenë deputetët e partisë “E Majat”.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey