Zekiri mbetet në paraburgim, gjykata e refuzoi ankesën e tij

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë dhe ish-deputeti, Muhamed Zeqiri mbetet në paraburgim 30 ditor në burgun e Shutkës, pasi që Gjykata refuzoi ankesën e tij, përcjell INA.

Në deklaratën e Gjykatës Penale thuhet se, Këshilli Penal i Departamentit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion lidhur me ankesën e bërë, konfirmoi vendimin e procedurës paraprake se ka bazë për masën e paraburgimit.

Prokuroria dyshon se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa procedurë të prokurim publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një kompani që kap vlerën e përgjithshme prej rreth 941, 985 euro, që është rreth 147,000 më shumë se shuma e paraparë. Po ashtu u theksua se kontrata ishte bërë përmes një procedure joligjore për një studim fizibiliti për Postat e Maqedonisë së Veriut, derisa për një kontratë të tillë duhej shpallur tender ndërkombëtar.

Vepra është kryer së bashku me dy shtetas kroatë, të cilëve gjithashtu iu shqiptua masa e paraburgimit, por meqë ata nuk ndodhen në Maqedoninë e Veriut, paraburgimi do të hyjë në fuqi pas ndalimit të tyre, pasi që është shpallur fletëarrest ndërkombëtar.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey