Zenku: Ligji i gjuhëve dhe ligji për përfaqësim, pika të ndjeshme për shqiptarët – vendi rrezikon krizë të re
I ftuar në programin Euronews Now me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka komentuar dy ligjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar The post Zenku: Ligji i gjuhëve dhe ligji për përfaqësim, pika të ndjeshme për shqiptarët – vendi rrezikon krizë të re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
I ftuar në programin Euronews Now me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka komentuar dy ligjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut: ligjin për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe ligjin e gjuhëve. Ai i cilësoi këto dy akte si “dy pika senzitive për popullatën shqiptare”.
Duke folur për ligjin e ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Zenku nënvizoi se ai është aktualisht në procedurë miratimi, por shoqëruar me vërejtje të shumta profesionale dhe politike.
“Njëri ligj, ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, është në procedurë të miratimit, por duhet thënë vërejtjet e ekspertëve dhe eksponentëve të opozitës shqiptare për mangësitë e propozim-ligjit,” tha ai.
Sipas tij, nisma juridike nuk i përmbush pritshmëritë e shqiptarëve dhe në disa elemente është madje më pak e favorshme se mekanizmi paraprak i balansuesit.
“Kjo nismë juridike nuk plotëson nevojat dhe pritshmëritë e shqiptarëve dhe në disa pjesë përbërëse, edhe pse është ligj, është më i dizfavordëm sesa parimi i balansuesit që u aplikua deri më tani, sa i përket punësimit dhe përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit. Mungojnë mekanizma që detyrmojnë saktë dispozitat e përfaqësimit,” theksoi Zenku.
Ai komentoi edhe zhvillimet rreth Ligjit të Gjuhëve, duke vënë në dukje se fati i tij do të vendoset në muajt e ardhshëm nga Gjykata Kushtetuese.
“Sa i përket ligjit të gjuhëve, Gjykata Kushtetuese ka paralajmëruar seancë për shqyrtim më së voni deri në muajin mars të vitit që vjen, dhe nga aty do të varet fati i ligjit,” deklaroi ai.
Zenku paralajmëroi se çdo vendim që cenon zbatimin e gjuhës shqipe do të shkaktojë tensione të reja politike dhe shoqërore.
“Nëse Gjykata Kushtetuese abrogon nene të caktuara të ligjit, atëherë do të hyjmë në një fazë të re krize, për arsye se edhe opozita por edhe popullata shqiptare nuk do të jenë dakord që të cënohet aplikimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut,” tha ai.
Zenku e mbylli duke theksuar se këto dy ligje do të jenë vendimtare për stabilitetin e marrëdhënieve ndëretnike dhe funksionimin demokratik të shtetit. Gazeta Flaka
The post Zenku: Ligji i gjuhëve dhe ligji për përfaqësim, pika të ndjeshme për shqiptarët – vendi rrezikon krizë të re appeared first on Flaka, në çdo lajm... .