Zenku: Në Gostivar nuk ka vakum – Limani është ushtrues detyre, në tre komunat e tjera duhet të mandatohen kryetarë të përkohshëm

I ftuar në programin Euronews Now me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, komentoi çështjen e vakumit institucional në komunat ku në zgjedhjet The post Zenku: Në Gostivar nuk ka vakum – Limani është ushtrues detyre, në tre komunat e tjera duhet të mandatohen kryetarë të përkohshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 14, 2025 - 13:30
 0
Zenku: Në Gostivar nuk ka vakum – Limani është ushtrues detyre, në tre komunat e tjera duhet të mandatohen kryetarë të përkohshëm

I ftuar në programin Euronews Now me Esmeralda Mulaj në Euronews Albania, kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, komentoi çështjen e vakumit institucional në komunat ku në zgjedhjet e tetorit nuk u arrit censusi i daljes në votim. Ai u pyet nga gazetarja Mulaj nëse është legjitime që qeveria të caktojë kryetarë të komanduar në katër komunat përkatëse, transmeton Gazeta Flaka

Zenku sqaroi se situata nuk është e njëjtë për të gjitha komunat dhe se në Gostivar zgjidhja tashmë ekziston.

Ky rregull mund të aplikohet në tre komunat e mbetura, por jo në komunën e Gostivarit, ku tashmë ka një ushtrues detyre – kryetar,” tha ai.
Ai rikujtoi se kryetari i zgjedhur në vitin 2021, Arben Taravari, ka lënë funksionin për të marrë detyrën si Ministër i Shëndetësisë. “Fjala është për liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Këshilli Komunal zgjodhi ushtrues detyre, dhe ai është Valbon Limani, që atë kohë ishte këshilltar komunal,” shpjegoi Zenku.

Ai theksoi se mandati i Limanit është i përcaktuar qartë në vendimin e Këshillit Komunal.
Në vendimin e aprovuar nga Këshilli Komunal thuhet që mandati i Limanit zgjat jo më shumë se dy vite dhe deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Jemi në afate dhe komuna e Gostivarit ka tashmë një ushtrues detyre dhe ai është Valbon Limani, që ishte edhe kandidat i AKI-së në zgjedhjet lokale të tetorit,” deklaroi ai.

Ndërkaq, Zenku theksoi se situata në tre komunat e tjera – Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë – është e ndryshme.
Në tre komunat e tjera, Vrapçisht, Mavrovë–Rostushë dhe Qendër Zhupë vlen Kodi Zgjedhor dhe aty qeveria duhet të mandatojë të besuar – kryetarë komune deri në mbajtjen e zgjedhjeve, që paralajmërohen se do të jenë më 11 janar,” u shpreh Zenku.

Në pyetjen e gazetares nëse pritet një betejë e fortë zgjedhore në këto komuna, Zenku u shpreh se pushteti dhe koalicioni VLEN do të mobilizohen fuqishëm, por disponimi i votuesve vështirë se ndryshon brenda 60 ditëve.

Realisht, pushteti do ta bëjë të veten, VMRO dhe VLEN, edhe pse rezultatet e zgjedhjeve të kaluara ku nuk u arrit censusi ishin shumë të qarta,” deklaroi ai.

Zenku sjelli në vëmendje epërsinë e thellë të kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) në komunat shqiptare.

Në Gostivar, kandidati i AKI-së Valbon Limani fitoi 17 mijë vota, për dallim prej dy kundërkandidatëve shqiptarë që bashkë morën 5 mijë vota. Pra dallimi ishte gati 4 me 1,” u shpreh ai.
Në Vrapçisht, dallimi ishte ende më i thellë. Kandidati i AKI-së fitoi me rezultat 8 me 1 kundrejt kandidatit të VLEN-it. Rezultatet janë në letër dhe kandidatët e AKI-së janë në diferencë të thellë. Nuk mendoj që për dy muaj do të ndryshojë disponimi i elektoratit,” përfundoi Zenku.

Zenku theksoi se faktet e zgjedhjeve të tetorit flasin qartë dhe se skenari i ndryshimit të madh elektoral brenda një periudhe kaq të shkurtër është pak i mundshëm. Gazeta Flaka

Lexo edhe: Zenku: Ligji i gjuhëve dhe ligji për përfaqësim, pika të ndjeshme për shqiptarët – vendi rrezikon krizë të re

Zenku për EuroNews Albania: S’ka integrim pa hapjen e Kushtetutës, qeveria po ndjek rrugë të rrezikshme

The post Zenku: Në Gostivar nuk ka vakum – Limani është ushtrues detyre, në tre komunat e tjera duhet të mandatohen kryetarë të përkohshëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .