Zenku për EuroNews Albania: S’ka integrim pa hapjen e Kushtetutës, qeveria po ndjek rrugë të rrezikshme
Kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, në një intervistë për Euronews Albania, në programin “Euronews Now” me Esmeralda Mulaj, ka theksuar se hapja e Kushtetutës është domosdoshmëri e The post Zenku për EuroNews Albania: S’ka integrim pa hapjen e Kushtetutës, qeveria po ndjek rrugë të rrezikshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryeredaktori i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, në një intervistë për Euronews Albania, në programin “Euronews Now” me Esmeralda Mulaj, ka theksuar se hapja e Kushtetutës është domosdoshmëri e pakapërcyeshme për Maqedoninë e Veriut nëse vendi synon të ecë përpara drejt integrimit në Bashkimin Evropian, transmeton Gazeta Flaka
Sipas Zenkut, ngecjet tashmë njëvjeçare e gjysmë të qeverisë nuk lënë hapësirë për dyshime: “Ndryshimet kushtetuese patjetër se duhet të ndodhin, por kjo siç duket për kryeministrin Mickoski nuk është prioritet dhe kjo dëshmohet tani e një vit e gjysëm.”
Ai u shpreh se kryeministri ka orientime të tjera politike, të cilat bien ndesh me kursin evropian. “Kryeministri Mickoski ka plane të tjera, lidh bashkëpunime të reja me faktorë që realisht janë në anën e kundërt me politikat e Bashkimit Evropian, siç është Rusia, Hungaria e Serbia,” tha Zenku.
Në këtë drejtim, ai rikujtoi edhe kreditë e mëdha të marra nga vendet që konsiderohen faktorë frenues brenda BE-së. “Jo më larg se para një viti, Maqedonia e Veriut mori kredi 1 miliard euro nga Hungaria, kurse roli i Hungarisë në Bashkimin Evropian dihet se si është – një faktor destruktiv brenda BE-së,” u shpreh Zenku.
Kryeredaktori i Flaka nënvizoi se mbetet e paqartë nëse qeveria aktuale dhe kryeministri Mickoski janë vërtet të gatshëm të tejkalojnë ngërçet politike dhe të miratojnë ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për avancimin e vendit drejt BE-së.
“Realiteti është se nuk e di sa është e gatshme kjo qeveri dhe ky kryeministër të kapërcejnë vetën dhe të miratohen ndryshimet kushtetuese që shteti të ecë përpara,” përfundoi Zenku. Gazeta Flaka
The post Zenku për EuroNews Albania: S’ka integrim pa hapjen e Kushtetutës, qeveria po ndjek rrugë të rrezikshme appeared first on Flaka, në çdo lajm... .