Zëri i Kosovës për drejtësi – Vigan Qorrolli flet në Madrid për luftën kundër korrupsionit

Zëvendësministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Vigan Qorrolli, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të “Justice Action Coalition” (JAC), forum global që mbledh ministra të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për drejtësi dhe sundim të ligjit. Kosova, që nga prilli i vitit 2023, është anëtare e plotë e JAC, dhe në

Nëntor 12, 2025 - 12:00
 0
Zëri i Kosovës për drejtësi – Vigan Qorrolli flet në Madrid për luftën kundër korrupsionit
Zëri i Kosovës për drejtësi – Vigan Qorrolli flet në Madrid për luftën kundër korrupsionit

Zëri i Kosovës për drejtësi – Vigan Qorrolli flet në Madrid për luftën kundër korrupsionit

Zëvendësministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Vigan Qorrolli, mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të “Justice Action Coalition” (JAC), forum global që mbledh ministra të drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për drejtësi dhe sundim të ligjit.

Kosova, që nga prilli i vitit 2023, është anëtare e plotë e JAC, dhe në këtë takim, zëri i saj u dëgjua si ai i një Republike që po ecën përpara me institucione të pastra e të besueshme.

Në fjalën e tij, Qorrolli theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është më betejë morale, por një projekt kombëtar, duke nënvizuar se shtetet që luftojnë korrupsionin fitojnë besimin e qytetarëve dhe respektin e botës.

Sipas World Justice Project, Transparency International, dhe Freedom House, Kosova renditet ndër vendet më përparimtare në rajon, ndërsa Gallup Global Safety Report 2025 e vlerëson Kosovën si njërin nga tre vendet më të sigurta në botë dhe më të sigurtin në Evropë.

???????? Me këtë pjesëmarrje, Kosova forcon rolin e saj në arenën ndërkombëtare si shtet që ndërton drejtësi, ligj dhe dinjitet institucional.