Zgjedhe në 11 degë të BDI-së, Ejup Rrustemi flet për procesin zgjedhor (Video)

LAJM: Bashkimi Demokratik për Integrim organizon zgjedhje në 11 degë. A ka filluar procesi dhe sa pritet te zgjasë?

Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI: Kemi filluar procesin e zgjedhjeve brenda partisë në disa degë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Nga kongresi i fundit i BDI-së, ne si parti politike kemi filluar në një proces tjetër të votimit dhe të zgjedhjes së organeve brenda BDI-së, që është nga parimi një anëtar – një votë. Në kongresin e fundit u zgjodh edhe Komisioni Qendror Zgjedhor që përbëhet prej 7 anëtarëve. Kemi formuar edhe komisionet komunale zgjedhore të këtyre degëve që pastaj ato të formojnë edhe komisionet zgjedhore në të gjitha këshillat vendor dhe njëkohësisht kemi filluar edhe procesin që është i anëtarësimit, rifreskimit të anëtarësisë, pasiqë çdo qytetarë i Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të bëhet anëtar i BDI-së, duke e pranuar statutin e partisë dhe politikat e BDI-së. Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt politik i hapur dhe gjatë gjithë kohës bën anëtarësimet në parti. Nga procesi i hapjes së zgjedhjeve në këto degë, ne si komision komunal kemi bërë edhe platformën elektronike regjistrim.mk në të cilën çdokush ka mundësinë që të bëhet anëtar i BDI-së.

LAJM: Zgjedhjet zhvillohen në të gjitha degët e Pollogut. Kush jane favoritet ne Tetovë e Gostivar?

Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI: Ne jemi në një proces në të cilin po bëjmë anëtarësimin dhe pas mbylljes së këtij procesi dhe të fillojë edhe procesi i kandidimit. Nuk kemi zyrtarisht asnjë kandidat. Pas mbylljes së këtij procesi do të kemi kandidatët në bazë të të cilëve do të kemi edhe zgjedhje. Zgjedhjet do të jenë për kryetarin e degës (një anëtër, një votë) dhe do të zgjedhim edhe kryesinë e degës, kryetarin e këshillit vendor dhe kryesinë e këshillit vendor.

LAJM: Për degën e Tetovës dhe Gostivarit, në media janë lakuar emrat e Faton Ahmetit dhe Valdet Xhaferit. A mund të jenë këto drejtuesit e këtyre dëgëve?

Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI: Çdo anëtarë i BDI-së mund të parashtrojë kërkesën për të qenë kandidat, mirëpo kush do të jetë kryetar i këtyre degëve do të shihet pas përfundimit të zgjedhjeve që organizohen në këto degë.

LAJM: A ka përplasje brenda partisë për këtë proces?

Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI: Tani për tani nuk kemi asnjë përplasje brenda partisë. Kemi një atmosferë shumë të mirë. Nga informacionet që vijnë edhe nga kryetarët e kryetarët e komisioneve komunale kemi mjaftë të interesuar për anëtarësim në BDI. Kemi një atmosferë shumë të mirë dhe mjaftë garuese brenda BDI-së.

LAJM: Cilat janë pritjet e BDI-së nga ky proces?

Ejup Rrustemi, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në BDI: Nga ky proces BDI-ja prêt që të jetë parti më e fuqishme, të jetë parti që do të hapet dhe të kemi anëtarësime dhe regjistrime të reja që do të kenë mundësi që të kontribuojnë në politikat e ardhshme që do të dalin nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Në këto zgjedhje që do të jenë shumë demokratike do të kemi edhe degë shumë të konsoliduara dhe kryetar që do të mund t’i drejtojë këto degë dhe që njëkohësisht do të mund të kontribuojnë dhe ndihmojnë në politikat e BDI-së.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey