Zgjedhjet lokale, 32 komuna tashmë me kryetar të ri

Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut janë zgjedhur krerët e komunave në 32 komuna. ndërsa në 42 komuna do të ketë raund të dytë më 31 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.

Deri më tani, VMRO-DPMNE-ja ka fituar 19 kryetar komunash, LSDM 9 kryetarë komunash, BDI tre ndërsa Partia Demokratike Turke (TDP) një.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey