Zgjedhjet në Shqipëri, voton edhe Behgjet Pacolli

Në Shqipëri voton edhe Behgjet Pacolli.

Përpos kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu në zgjedhjet e Shqipërisë sot ka votuar edhe lideri i AKR-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli tha se pati nderin që të votoj bashkë me familjen e tij për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë.

“Votoni edhe ju! Sot pata nderin të votoj me familjen time për një të ardhme më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë!”.

Duhet përkujtuar që procesi zgjedhor në Shqipëri është duke vazhduar, ndërsa pak më parë votën e tij e dha edhe kryeministri i tanishëm i Shqipërisë, Edi Rama.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey