Giovana Antonelli, është njëra nga aktoret më të dashura braziliane.
Suksesin e saj si aktore, ajo e arriti edhe përtej kufijve brazilian, duke u bërë personazh shumë i njohur anë e mbanë botës, shkruan ORAinfo.
E për publikun shqiptar, ajo u bë e famshme me rolin e Zhades, nga seriali “Kloni”. Ajo telenovelë theu çdo rekord, kjo për faktin që trajtoi një temë shumë delikate siç është klonimi i njeriut.
Edhe pas shumë vitesh, aktorja braziliane vazhdon të jetë shumë aktive në projekte të ndryshme.
Ani pse është 40 vjeçare, ajo vazhdon të jetë në top-formë. Këtë e ka dëshmuar me një foto në bikini ku duket shumë joshëse./ORAinfo/