Zhagitja e Kurtit, Presidenca nuk e përjashton dërgimin në Kushtetuese

AKI nuk tregon numrin e personave të përgjuar

Zhagitja Albin Kurti për tu mandatuar, mund të bëjë që Presidenca ta dërgojë në Kushtetuese .

Zyra e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është duke e përgatitur materialin për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar sqarime rreth mandatarit për kryeministër.

IndeksOnline sot raportoi ekskluzivisht për këtë çështje, ndërsa tani ka ardhur edhe konfirmimi nga Presidenca.

Në një përgjigje për Indeksonline nga Zyra e presidentit thonë se Hashim Thaçi është i obliguar të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi.

“Përgjegjësia kushtetuese e presidentit është funksionalizimi i institucioneve. Ai është garantues i funksionimit kushtetues e demokratik dhe është i obliguar të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për ta përmbushur këtë detyrim të tij, duke mos përjashtuar edhe kërkesat drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çdo paqartësi kushtetuese dhe ligjore në shërbim të funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey