Zhgënjen skuadra shqiptare në Mal të Zi

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, zhgënjeu në takimin e kthimit në duel me Dinamo Minski nga Bjellorusia.

Deçiqi ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Dinamo, në takimin që u zhvillua në Podgoricë.

Kjo humbje ia zhvlerësoi barazimin e ndeshjes së parë, kësisoj eliminohen në rrethin e parë të Conference League.

Për skuadrën bjelloruse shënuan Sachivko (26′), Putilo (77′) dhe për Deçiqin Fatos Beqiraj (66′).

Është edicioni i dytë rresht që Deçiqi eliminohet në rrethin e parë, ndërsa në edicionin e kaluar u eliminua nga Drita e Gjilanit.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey