Zhurmat e stomakut: 12 masa që mund të merrni për t’i shmangur

Të gjitha këshillat që iu duhen për një tretje të mirë dhe shmangien e problemeve me stomak.Disa masa të lehta, por efektive që mund të merrni për të parandaluar zhurmat e pakëndshme dhe shpesh të sikletshme.

Dilni për një shëtitje pas ngrënies

Nuk ka nevojë të jetë një shëtitje e gjatë, mund ta bëni gjatë një pushimi në punë ose pasi keni ngrënë darkën tuaj. Vetëm 15 minuta lëvizje janë gjithçka që ju nevojitet për të vazhduar tretjen. Ecja është efektive sepse bën që ushqimi të lëvizë më shpejt nëpër stomak.

Pini shumë ujë

Uji do të ndihmojë në procesin e tretjes, kështu që mund ta konsumoni atë gjatë ose pas vaktit tuaj. Megjithatë, nuk është e nevojshme të pini shumë menjëherë, pasi barku i mbushur me ujë do të lëshojë gjithashtu zhurma.

Provoni pak çaj bimor

Çajrat bimorë me mente, xhenxhefil, rrënjë luleradhiqe dhe kopër mund të ndihmojnë tretjen dhe të relaksojnë muskujt e zorrëve. Kamomili është i mrekullueshëm për të lehtësuar dhimbjet e stomakut, xhenxhefili redukton fryrjen dhe mente është në gjendje të lehtësojë simptomat e stresit gastrointestinal.

Hani më ngadalë dhe përtypni më mirë

Së pari, kushtojini vëmendje procesit të të ngrënit, pasi mund të përtypni shumë shpejt dhe të gëlltisni shumë ajër gjatë kohës që hani. Një sasi e madhe ushqimit në stomak mund të shkaktojë zhurma të ndryshme.

Kontrolloni nëse hani ushqime që nxisin gazrat

Gjëra si fasulet, thjerrëzat, bizelet, misri, makaronat, patatet, brokoli, lakrat, orizi kaf, tërshëra dhe gruri, janë përgjegjës për nxitjen e gazit në zorrë.

Reduktoni sheqerin e tepërt dhe ushqimet e yndyrshme

Zorrët mund të prodhojnë shumë gazra kur përpiqen të tresin sasi të mëdha sheqeri. Për më tepër, mund të shkaktojnë diarre ose fryrje.

Provoni hudhrën

Hudhra ka një përbërës të quajtur alicin. Besohet se ky kimikat mund të ndihmojë njerëzit me gastrit, i cili shkakton zhurmë stomaku dhe gulçim të fortë. Alicina ndihmon duke ulur inflamacionin e stomakut.

Hani shpesh, por nga pak

Një arsye tjetër pse stomaku mund të bëjë zhurmë është sepse jeni të uritur. Vetëm sigurohuni që të keni gjithmonë në dorë disa ushqime të shëndetshme si fruta, perime të prera ose arra.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey