Zhvillime dramatike, Barcelona merr vendimin për Valverden

Barcelona si duket ka marrë vendimin për shkarkimin e Valverdes.

Ernesto Valverde është tema kryesore në mediet spanjolle, pas humbjes së Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

Sot, bordi drejtues i Barcelonës dhe përfaqësuesit e trajnerit janë ulur për të diskutuar rreth fatit të Valverde.

Sipas gazetarit të ‘ESPN’, Valverde do të përshëndetet nesër me lojtarët dhe stafin, transmeton lajmi.

Trajneri nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij, dhe skuadrën do ta udhëheq dikush tjetër në pjesën e mbetur të sezonit.

Faqja zyrtare e Barcelonës nuk ka konfirmuar akoma asgjë mbi këtë çështje.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey