Zhvillimet urbanistike, po zhdukin mëhallët e vjetra dibrane

Dibra është një qytet i lashtë i cili ka patur karakteristika specifike të arkitekturës shqiptare. Qyteti i cili gjatë historisë është njohur si Dibra e Madhe, gjatë shekujve është njohur si qendër e zhvilluar ekonomike dhe ka pasur epitetin të një vendbanimi tipik urban. Përveç objekteve të njohura të kultit fetar, kullave, hamameve, urave, kështjellave dhe karakteristikave të tjera në sferën e infrastrukturës është i njohur edhe qyteti i mëhallëve të bukura.

Dibra ka patur shumë mëhalla, të cilët deri vonë disa nga ata mbijetonin kur është në pyetje karakteristikat të qyteteve tradicionale. Por, zhvillimet urbanistike gjatë dekadave të fundit pa kontroll, pothuajse tërësisht kanë zhdukur tiparet të vjetra tradicionale të këtij qyteti. Sot nuk ka mbetur as nam e as nishan nga mëhallët e vjetra. Faktikisht qyteti ka humbur shumë me ndryshimet urbanistike me të cilët aspak nuk është vërejtur dhe tentuar të mbeten disa karakteristika të qytetit të vjetër.

Publicisti i njohur dibran Sab..

Publicisti i njohur dibran Sabit Bocku i cili ka botuar deri tani disa libra që i kushtohen arkitekturës dhe objekteve karakteristike të Dibrës, mes tjerash thekson se nga shumë mëhalla që kanë ekzistuar në të kaluarën, gjeneratat e reja jo vetëm që nuk kanë mundësi t’i shohin por nuk dinë as emrat e tyre. Bocku i cili është i njohur si piktor i cili në kontinuitet nëpër ekspozitat e tij dominojnë pamjet të vjetra të qytetit, thotë se në Dibër si qytet kanë ekzistuar shumë mëhalla. Ai shton se si mëhallë më të vjetër dhe më të njohur të Dibrës kanë qenë Mëhalla e Dacollarëve, Mëhalla e Kërlijave, Mëhalla e Tlynit, Mëhalla e Muhaxherëve, Toçajve, Bejvlerëve, e Uthullit, etj. Për fat të keq shton Bocku, sot ata nuk kanë pamjet që i kanë patur në të kaluarën. Ndërtimi i objekteve sidomos në pjesën e vjetër të qytetit pa kontroll dhe betonizimi, faktikisht kanë zhduk pamjen e vjetër të bukur të Dibrës.

Një grup i intelektualëve dibran para disa viteve ka tentuar që të mos preken disa nga mëhallët e vjetra në pjesën e vjetër të qytetit por ajo nuk ka ndodh. Dibra ashtu siç është qyteti i Beratit, Elbasanit, Gjirokastrës etj, si vendbanim urban në kuadër të trojeve shqiptare ka qenë e njohur edhe për mëhallët e vjetra. Bocku thotë se jo vetëm që është ndryshuar pamja e mëhallëve të vjetra por edhe rrugë të shtruara me kalldërma sot nuk ekzistojnë. Rruga e njohur e Dacollarëve që ka qenë një ndër rrugët më tipike tradicionale dibrane dhe që ka patur në fund të rrugës edhe kullën e Dacajve, sot nuk i ngjan as së afërmi mëhallës që ka qenë para shumë dekadave.

“Kulla e Dacajve nuk ekziston, mëhalla ka marrë një pamje krejt tjetër dhe për fat të keq janë ndërtuar edhe objekte të cilat tërësisht kanë ndryshuar aspektin urban të kësaj rruge të njohur dibrane. Sot mëhalla e muhaxherëve, bejlerëve, tlynit, nuk kanë asnjë karakteristikë të së kaluarës tradicionale të shehrit të Dibrës, thotë Bocku.

“Inteligjenca dibrane është e mendimit se nëse mbrohej pjesa e vjetër e qytetit dhe aty nuk lejoheshin ndryshime urbanistike, Dibra do të mbante epitetin e qytetit tradicional me mëhallët e vjetra. Ajo do të ndikonte edhe në aspektin turistik por do të ishte edhe një argument plus kur është në pyetje historia e lavdishme shqiptare që ka qenë prezent me shekuj kur është në pyetje Dibra e Madhe. Kaosi në ndërtim ka varfëruar Dibrës të bukur që ka patur karakteristika të veçanta të arkitekturës edhe në aspektin të infrastrukturës rrugore. /koha/

Loading...