Ziadin Sela flet për rastin e TV Alsat-it dhe paralajmëron veprime të ASH-së në Parlament

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për mediat ka folur lidhur me bllokimin e Kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së, por edhe për pronën e Alsat, duke thënë se mbështet fjalën e lirë dhe median e lirë, dhe se dënon ashpër presionin dhe tendencat për goditjen e lirisë së fjalës.

Ai tha se kjo është e drejtë legjitime e çdo partie por ata kanë agjendën e tyre dhe veprojnë si të pavarur. Sela tha se do të presin deri më datë 22 qershor kur dhe të vendoset për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian, edhe nëse kjo nuk ndodh atëherë ata si parti do të vlerësojnë qëndrimin e tyre në Kuvend.

“Është e drejtë legjitime e një parti politike, Ne kemi agjendën tonë politike ku kemi propozuar disa ligje. Ku dje në seancën e Kuvendit nuk u vendosën në rendin e ditës propozimet tona për lojërat e fatit, por u vendosën pika të tjera që kishin vetëm dy ditë që ishin depozituar. Bllokimi i Parlamentit po bëhet gjithmonë edhe më i arsyeshëm sepse Kuvendi është shndërruar në makineri vetëm për pushtetin, duke votuar vetëm ligje që u interesojnë atyre. 22 qershori është një datë që të gjithë presin të hapen negociatat, edhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë ne do të shohim se si do të veprojmë. Aleanca është e pavarur vepron për interesat e saja”, tha Sela.

Lidhur me rastin me pronën e Alsat, Sela përcolli një mesazh të qartë drejtuar BDI-së.

“Duhet ta ndërpresim këtë turp që po e bën pushteti. Sinjalet janë të qarta se kemi të bëjmë me shantazh dhe tendenca për ta futur nën kthetrat dhe kontrollin e tyre politik një media të pavarur nacional. Nëse kthehemi jo shumë larg, opinioni është i vetëdijshëm dhe i ka dëgjuar në përgjime deklaratat dhe bisedat e turpshme të zotit Ali Ahmeti, të padenja nga një kryetar partie drejtuar pronarit të këtij televizioni”, theksoi Sela, duke apeluar që të ndalet kjo formë e veprimit dhe totalitarizmit në të gjitha format e mundshme.

Sipas tij, janë shqetësuese edhe tendencat e tjera të këtij subjekti politik që po tenton të blejë disa media. “Shihni shumë portale që janë të orientuara për të goditur opozitën dhe duke i bërë politikë BDI-së, e kuptoni se kush janë këto media që janë 24 orë në shërbim të regjimit, kësaj partie që ka ngulfatur lirinë e shprehjes”, theksoi Sela. (INA)

https://fb.watch/cXqRDG4NY3/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey