Ziadin Sela: Glauku u kthye aty ku e ka vendin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka uruar Glauk Konjufcën për zgjedhjen e tij në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Urime Glaukut për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, deputetëve dhe gjithë votuesve të Kosovës. Glauku u kthye aty edhe ku e ka vendin, në ballë të sfidave dhe të përgjegjësive institucionale të Kuvendit. Ne jemi thellë të bindur se ai këtë pozicion do ta ushtrojë me përgjegjësi të plotë në shërbim të Kuvendit, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Ky hap le të jetë një fillim i mbarë drejt zgjedhjes së Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të saja”, ka shkruar Ziadin Sela.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey