Ziadin Sela: Kumanova do ta vazhdoj ndryshimin

Kumanova e solli ndryshimin në zgjedhjet parlamentare ku zgjodhën dy deputetë të mrekullueshë dhe tani është radha që ky ndryshim të vazhdoj.

Kështu e nisi fjalimin ideri i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela në një tubim me banorët e Kumanovës, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai bëri thirrje të votohet numri 6, duke shtuar se stadardi i koalcionit të tyre është puna për qytetarët dhe jo për interesa personale dhe klanore.

Lideri i ASh-së tha se shqiptarët e Kumanovës përballen me mijera probleme, por ato i përjufizoi me fjalën pabarazi.

Lidhur me këtë ai mori shembull shkollën Naim Frasheri me 1200 nxënës dhe shkollën përball Vuk Karaxhiq me 150 nxënës dhe buxhet të njëjtë.

Sela tha se kundërshtarët politik natën kërcënojnë dhe shantazhojnë shqiptarët, ndërsa ditë thonë se dita e zgjedhjeve duhet të jenë një festë. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey