Ziadin Sela: Ngushëllime familjes Sali për djalin e tyre 19 vjeçar

Ziadin Sela

Në emrin tim personal dhe subjektit që drejtoj, Aleanca për Shqiptarët, duam të shprehim ngushëllime të përzemërta familjes Sali për humbjen e më të dashurit të tyre. Dhimbja e rëndë e familjes për ikjen e parakohshme nga kjo jetë e 19 vjeçarit Toni Sali, është një turp i madh për të gjithë ne, për sistemin tonë diskriminues, për shtetin që pëfundimisht për disa qytetarë vazhdon të jetë njerkë. Toni lindi në këtë shtet, në Klinikën “Nëna Terezë”, por shteti nuk i dha as numër amë. Për 19 vite prindërit e tij, përjetuan golgotën për të cilën ne si koalicion luftojmë tani e disa muaj. Si pasojë e mosdhënies së numrit amë, Toni nuk pati as mbrojtje shëndetësore, as dhe një librezë shëndetësore, as të drejta të tjera që meriton çdo qytetarë që ka lindur në këtë vend. Gjithçka që na la pas i riu, janë dëftesat e tij me nota të shkëlqyeshme dhe dëftesa e diskriminimit dhe pabarazizë që e ushtrojnë edhe sot institucionet e këtij shteti. Duhet të turpërohen të gjithë ata që kauzën tonë e cilësuan herë si kauzë partiake dhe herë si monoetnike. Sot, si pasojë e kësaj padrejtësie tre dekadëshe, askush në vend nuk e di nga çfarë vuante Toni Sali dhe si erdhi që ai të gjindet pa jetë në rrugë.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey