Ziadin Sela viziton për ngushllime familjen e bacit Sulë në Sopot

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, i shoqëruar nga sekretari organizativ, Elmi Aziri dhe përfaqësues të ASH-së nga Kumanova sot vizituan për ngushëllime familjen e Sulejman Sulejmanit, i cili ndërroi jetë ditë më parë, pas një sëmundje të shkurtër.

Sulejmani i njohur si Baca Sylë ishte njëri nga të burgosurit në rastin e Sopotit, i cili padrejtësisht vuajti 7 vite burg, ndërsa për dy dekadave ishte endur gjyqeve për të kërkuar drejtësinë.

Pas zbardhjes së këtij rasti, Sulejmani fitoi lirinë, ndërsa falë ligjit të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, një vit para se të ndërrojë jetë në moshën gati 78 vjeçare ai fitoi edhe shtetësinë e cila i ishte mohuar gjatë gjithë jetës. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey