Zidane ndahet nga Real Madrid

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle “AS”, vendimi është marrë tashmë dhe ditën e djeshme, trajneri francez është ndarë me futbollistët. Pas ndeshjes së fundit të kampionatit, që Reali e përfundoi në vendin e dytë, Zidane kishte kërkuar disa ditë kohë për t’u menduar mbi të ardhmen dhe dje, Zidane i bëri të ditur vendimin e tij drejtuesve të klubit.
Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë për francezin, por vendimi për largimin nuk vjen për shkak se Reali nuk ngriti trofe, por për shkak të kritikave të ashpra që Zidane mori në faza të caktuara të sezonit, pavarësisht se nga klubi pati mbështetje të plotë.
Sipas “AS”, zëvendësuesi i tij do të jetë njëri mes Massimiliano Allegri, Raul Gonzalez dhe Antonio Conte.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey