Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç. Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.