Zjarre në Berovë, komuna thirrje popullatës për t’iu bashkuar në aksion (FOTO)

Komuna e Berovës sot përmes rrjeteve sociale u ka dërguar qytetarëve një apel për ndihmë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot mbi fshatin Mitrasinci.

“Për momentin një zjarr i madh ka shpërthyer mbi fshatin Mitrasinci, mbi objektet e familjes Valaski. Zjarri mund të rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar. Apelojmë tek popullata, tek qytetarët, sidomos nga fshatrat Mitrasinci, Budinarci, Maçevë, që të dërgojnë sa më shumë vullnetarë për të shuar zjarrin sa më shpejt që të mos rritet në përmasat që kishim vitin e kaluar,” theksuan nga kjo komunë.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey