Zjarri në modularin e Tetovës nuk ka lëvizur nga “parahetimi”

Parahetimi për spitalin modular të Tetovës nuk ka fund. Në të kanë punuar pesë prokurorë, ndërsa tani janë katër me shkarkimin e prokurores Lejla Kadriu, nga Prokuroria Publike në Tetovë. Shtatë muaj pas zjarrit, askush nuk është ende përgjegjës për 14 jetët e humbura. Ndonëse tre muaj më parë erdhi një raport kyç nga Gjermania për mënyrën se si filloi zjarri, Prokuroria vazhdon t’i analizojë dëshmitë, shkruan Alsat.

“Analiza e të gjitha provave të grumbulluara është në rrjedhë. Prokurorët publikë pas vërtetimit të plotë të fakteve do të marrin vendim, për të cilin publiku menjëherë do të informohet”, thonë nga Prokuroria Publike

Katër prokurorët që punojnë në parahetim duhet t’u tregojnë kolegëve të tyre në Prokurorinë Publike, se çfarë është hetuar. Është formuar një komision i përbërë nga prokurorë të lartë, të cilët së bashku me prokurorët themelorë duhet të vendosin nëse dikush duhet të përgjigjet penalisht për zjarrin në spital. Alsat para do kohësh bëri të ditur se ka përfunduar parahetimi, nga prokurorët e Prokurorisë Publike në Tetovë dhe Shkup dhe ajo tregon elemente të ndjekjes penale. Por, pritet një telefonatë nga Prokuroria Publike për t’i bërë këto pretendime.

Vitin e kaluar, në ditën e pavarësisë së shtetit, 8 shtator, spitali modular në Tetovë u dogj deri në themel. U trajtuan 26 pacientë, por në objekt kishte edhe të afërm të tyre. Nga zjarri u dogjën 14 persona, mes tyre 12 pacientë. Pas kësaj, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani ofruan dorëheqje, por kryeministri i atëhershëm Zaev nuk i pranoi, kështu që janë larguar me formimin e Qeverisë së Dimitar Kovaçevskit. Ndërsa u ndërruan dy drejtorët e spitalit./Alsat

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey