Zjarri në spitalin e Tetovës, Presidentja e Kosovës, Osmani: E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjet, presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin për viktimat nga zjarri në Spitalin Covid të Tetovës.

“E prekur thellësisht nga aksidenti tragjik në Spitalin Covid të Tetovës, jua përcjellë ngushëllimet e mija familjeve që humbën më të dashurit, Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si dhe kryetares së Tetovës, znj.Teuta Arifi. Në këto çaste të dhimbshme bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve!”, thuhet në mesazhin e presidentes Osmani.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey