Zjarri në spitalin modular, varrosen sot viktimat e identifikuara

Maqedonia e Veriut është sot në ditën e dytë të zisë kombëtare, të shpallur pas tragjedisë së rëndë në Tetovë ku të mërkurën u dogj spitali modular.

Zjarri mori jetën e 14 personave, 12 pacientë dhe 2 shoqërues të tyre, 12 persona arritën të shpëtohen, 9 prej tyre janë në gjendje stabile dhe vazhdojnë të trajohen në spitalin e Tetovës. 3 pacientë me më pak lëndime janë lëshuar për trajtim shtëpiak. Sot në Tetovë bëhet varrimi i disa prej viktimave të identifikuara. Për të tjerët, nevoitet identifikim i kufomave nga ana e mjeksisë ligjore.

Hetimet për tragjedinë, PNKOK kërkon dokumentacionin e 18 spitaleve

Prokurorja për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Vilma Ruskovska, ka urdhëruar Zyrën e Prokurimit Publik , të marrë dokumentacionin e plotë për 19 spitalet modulare të ndërtuara në vend. Ky është një hetim krejtësisht i veçantë nga ai që po kryhet nga pesë prokurorët publikë, të cilët hetojnë shkaqet e katastrofës. Spitali i Tetovës u dogj në pak minuta por edhe 18 spitalet etjera modulare janë bërë nga i njëjti material, prandaj po hetohet dokumentacioni i të gjithave për të sqaruar një nga pistat e hetimit, atë të favorizimit të flakëve nga materiali.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey