Zjarri që shkrumboi depot në Fushë Kosovë lëndoi edhe dy persona, policia jep detaje të reja

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për zjarrin që shpërtheu dje tek tregu me shumicë në Fushë Kosovë.

Me anë të raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë katër depo të mbushura me pemë dhe perime.

Të njëjtat janë pronë e katër viktimave meshkuj.

Njësitë relevante dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey