“Zogu i Tiranës” flet nga burgu për politikanët: Më kanë dashur shumë, por…

Shtohet shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave, ja qëndrimi i Francës dhe KE

Shtohet shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave, ja qëndrimi i Francës dhe KE

I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbizz, ai rrëfen 5 javët në “kafaz” mes të fortëve problematikë. “Jam Zogu i Tiranës, të telefonoj nga Burgu 313”, ishte telefonata që Hermes Nikaj bëri nga qelia për të rrëfyer për herë të parë për “Panorama Plus” se ç’po ndodh me të në burg, 5 javë pas arrestimit në flagrancë me akuzën për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

Pjesë nga intervista

Të ka transformuar burgu fizikisht?

Zogu i Tiranës: Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!

Çfarë ke bërë ti aty për të tërhequr vëmendjen?

Zogu i Tiranës: Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu.

Keni hyrë në bisedë, të kanë treguar çfarë krimesh kanë bërë?

Zogu i Tiranës: Shfrytëzim prone ose trafik droge, gjëra të tilla.

Janë të mirë në pamje?

Zogu i Tiranës: Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

Të ka shkuar në mendje të arratisesh?

Zogu i Tiranës: Asnjëherë, s’doja të ikja në këtë mënyrë nga burgu. Unë s’ kam lidhje me akuzën, ashtu siç më thanë familjarët se ishte trajtuar kjo çështja e prostitucionit tek “Opinioni”. Dua të theksoj se nga të arestuarit me mua, kanë dalë të gjithë, vetëm unë jam brenda. Ndihem aq keq, sa ndonjëherë mendoj sikur të isha një zanë mali ose shtojzovalle e të zhdukesha nga këtu.

Në televizion ke bërë dhe një rubrikë “Në çantën e…” ku zonja politikane, biznesmene apo vajza VIP të tregonin në ekran sendet e tyre personale. Ka shfaqur ndonjëra interes të të ndihmojë në këtë situatë?

Zogu i Tiranës: E vërteta është që gjatë punës sime në televizion kam krijuar miqësi me politikanet, po s’ua mbaj mend numrat që t’u telefonoj. Jo vetëm të famshmit, por edhe njerëzit e thjeshtë kanë qeshur me mua e më kanë dashur.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey