Zoran Zaev firmos dorëheqjen, pritet të votohet qeveria teknike

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, deklaroi mëngjesin e sotëm se ka nënshkruar dorëheqjen, e tani pritet thirrja e seancës plenare të Kuvendit.

“Besoj se shumë shpejt, ajo do të arrijë në Kuvend, në mënyrë që gjatë ditës të nisë procedura dhe të përfundojnë hapat për zgjedhjet e qeverisë kalimtare”, tha Zaev, në emisionin “Utrinski Brifing”.

Ai pret që e gjithë procedura të kalojë pa probleme, duke kujtuar se praktika e formimit të qeverisë kalimtare është vendosur që në vitin 2016, me kërkesë të LSDM-së, kur ata ishin në opozitë. Pas konstatimit të dorëheqjes, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton presidentin Stevo Pendarovski, i cili duhet t’i japë mandatin ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Ky i fundit u propozua nga organet më të larta të LSDM-së, si kryeministër teknik, e me këtë u pajtua edhe partia opozitare VMRO-DPMNE. Më pas Spasovski, duhet të propozojë Qeverinë e re, ndërsa Kuvendi ta votojë edhe kjo përbërje qeveritare do të udhëheqë shtetin në periudhën deri në formimin e qeverisë së re.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey