Zoran Zaev thotë se nuk frikësohet se mund të formohet shumicë e re parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev tha se janë të rëndësishme rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale. i pyetur se nëse mund të formohet shumicë e re parlamentare, ai tha se kjo gjë ka mundur të ndodhë edhe më herë por nuk ka ndodhur, ndërsa shtoi se nuk do të ndodhë as në të ardhmen.

“Jam i bindur më 31 tetor me numër të përgjithshëm të kryetarëve të komunave, me këshilltarët, ne jemi në koalicion dhe do të kemi më tepër komuna. Nëse ka mundur dikush të ta formojë qeveri, bujrum le ta formojnë, por kjo nuk mund të ndodhë, ka mundur edhe tani të bëhet, por unë them se shumica parlamentare mund të rritet. Koha është para nesh. Sinjalet e para se në cilat duhet të shkojë shteti është me 31 tetor, ne do të presim dhe do ta themi qëndrimin tonë”, deklaroi Zoran Zaev, raporton SHENJA.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey