Zudi Koka nisi detyrën e drejtorit të NP “Higjiena Komunale-Shkup”

Gjatë ditës së sotme, i emëruari i ri u.d Drejtor i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz Koka, zyrtarisht e mori funksionin nga Drejtori i deritanishëm, Abdusamed Shabani.

Koka dhe Shabani biseduan për aktivitetet lidhur me mbledhjen dhe transportin e mbetjes komunale, si dhe për sfidat për udhëheqjen e re me njërën nga ndërmarrjet publike më të mëdha, e cila është me rëndësi vitale për funksionimin e qytetit të Shkupit.

Zuhdi Enuz Koka është jurist i diplomuar, ndërsa deri tani ka qenë aktiv në sektorin afarist privat si menaxher i më shumë kompanive.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey