Zv/kryeministri bullgar, Vasilev: Nuk kam dëgjuar se do të hiqet vetoja për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i financave Asen Vasilev tha për BTV se nuk kishte dëgjuar se vendi i tij po përgatitej të heqë veton për fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Siç njofton MIA nga Sofja, Vasilev ishte i bindur se kryeministri bullgar Kiril Petkov në konferencën për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz ishte i qartë se duhet të plotësohen të gjitha kushtet nga Shkupi zyrtar, që Parlamenti bullgar dhe Kuvendi Kombëtar të vendosin pasi që kushtet të jenë përmbushur, përcjell INA.

Sipas tij, Bullgaria nuk mund të heqë veton. Vasilev tha se vazhdimisht ka bisedime për Maqedoninë e Veriut. Ai komenton se në Evropë flitet se nuk është problemi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Kur BE-ja ta kuptojë qëndrimin bullgar dhe ai të bëhet një propozim evropian për Maqedoninë e Veriut, atëherë bisedimet reale tashmë mund të fillojnë. Vasilev tha gjithashtu se partia në pushtet në Bullgari “Ne vazhdojmë me ndryshimin” nuk ka frikë nga zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey