Zv.kryeministri i Maqedonisë, Mariçiq: Nuk jemi komb artificial, vetëm si maqedonas do të hyjmë në BE

“Ne nuk jemi komb artificial, vetëm si maqedonas do të hyjmë në BE”, është porosia e zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bojan Mariçiq në emisionin “36o” në Alsat.

Ai shpjegon se asnjë qeveri në Maqedoninë e Veriut nuk mund të na pranojë neve si bullgarë për t’u anëtarësuar në BE, sepse vetëdija, identiteti dhe gjithë diversiteti i identitetit të një kombi nuk mund të ndryshohen në atë mënyrë dhe nuk ndryshohen, përcjell INA.

“Ne e dimë kush jemi dhe çfarë jemi. Ne i kemi hyrë procesit me më shumë besim. Nuk e di nëse disa struktura në Sofje e kanë një ide të tillë apo ndonjë më në lindje, por jemi të sigurt se kjo nuk mund të jetë efekt i negociatave. Ne nuk jemi një komb i ndërtuar artificialisht që mund të anulohet artificialisht. Unë mendoj, por edhe të gjithë qytetarët që ne hymë në proces me besim se e dimë kush jemi dhe çfarë jemi dhe interesi ynë është që të jemi shtet anëtar i BE-së si maqedonas që flasin maqedonisht, e jo diçka tjetër”, theksoi Mariçiq në emisionin “360”.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey