Zv/ministri i Drejtësisë i Kosovës nesër në Maqedoni viziton të burgosurit e rastit “Kumanova”

Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nesër do t’i vizitojë të burgosurit e rastit “Kumanova”, shkruan Express.

Sallahu tha se pas një komunikimi me Ministrinë e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme në Kosovë ka arritur të sigurojë leje për t’i vizituar të burgosurit e rastit “Kumanova”.

Zv. ministri i drejtësisë tha se kjo vizitë do të realizohet të enjten. “Si ministri, duke marrë parasysh ligjin për shtetësi, theksohet qartë se shtetasi ka lidhje të ngushtë me shtetin… mbi bazën e kësaj krijohen obligime. Ne si ministri, në bashkëpunim me ministrinë e Drejtësisë atje, unë të enjten do t’i vizitoj të burgosurit. E kemi një konfirmim nga zv. ministri i Drejtësisë na ka dhënë leje. Do t’i vizitojmë ata, t’i shohim kushtet, pastaj do të marrim masa duke dërguar letra në drejtim të qeverisë atje që të krijohen kushte më të mira”, është shprehur Sallahu.

“Unë pajtohem plotësisht që ky rast duhet të zbardhet, duke filluar me pyetjen si kanë shkuar ata djem atje. Pra, pse ka ndodhur ky rast? Kush e ka organizuar?”, shtoi Sallahu./Express

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey