Zv.ministri i Qeverisë Kurti sqarohet për dënimin

“Nuk janë 12 mijë euro, por 3 mijë”

Qazim Rrahmani, zëvendësministër aktual i Ministrisë së Financave, deri sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është dënuar më 2018’ën nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Rrahmani ka nxjerrë nga kartela bankare e destinuar për udhëtime zyrtare shumën mbi 12 mijë euro. Megjithatë, i njëjti në emisionin ‘Pressing’ në një linjë telefonike, ka thënë se shuma që kishte marrë ai ishte tre mijë euro, dhe se ato më pas i ka kthyer në ministri, shkruan Gazeta Express.

“Unë me ligjin jam i pasur si loti, nuk e kam asnjë aktakuzë, nuk mu ka marrë asnjë e drejtë vepruese. I kam të gjitha dokumentacionet nga gjykata. Unë i kam fituar dy parë zgjedhje. Për të gjithë mandatin e shpenzuar, bëhet fjalë për 3 mijë euro të pa mbuluara dhe të cilat janë kthyer”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, ai ka ndarë dokumente për të cilat ai supozon se tregojnë që ai nuk ka probleme më me ligjin.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey