Zv ministri Shabani lëshon në përdorim sallën e fshatit Debresh (Video)

Në fshatin Debresh të Gostivarit sot u lëshua në përdorim salla sportive e cila do të funksionojë brenda ShF “Faik Konica”.

Në solemnitet në të cilin mori pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani u përmend se për këtë objekt banorët në këtë fshat të Pollogut kanë pritur pothuajse tre dekada.

“Ndërtimi i këtij objekti është financuar me mjete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas madhësisë dhe pajisjeve, kjo është njëri ndër objektet më të mëdha në rajon. Periudhën e kaluar bëmë përpjekje shtesë, që përfundimisht diçka që ka filluar para 27 viteve përfundimisht të përfundojë”, deklaroi zëvendësministri Shabani.

Për njeriun e parë të Komunës së Gostivarit lëshimi në përdorim të këtij objekti është përmbushja e një tërësie ku krahas godinës shkollore bie edhe terreni sportiv.

Sipas Arben Taravarit infrastruktura e përgatitur në këtë mënyrë në Debresh nxënësve, sportistëve dhe rekreacionistëve dhe do t’u ofrojë kushte për në afërsi të vendbanimit. Ai u shprehi falënderim personave udhëheqës në MASH, të cilët, siç tha, në mënyrë shtesë janë angazhuar për ndërtimin dhe pajisjet.

Salla sportive në Debresh kushtin mbi 37 milionë denarë. Ka tribunë me një mijë ulëse, terren sipas proporcioneve për luajtjen e ndeshjeve për sporte të vogla, ndërsa do ta përdorin edhe nxënësit për orët për kulturë fizike.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey