Zvicra sot përballet me Francën: Xhaka ka një mesazh për Shaqirin

Zvicra do të ketë punë të vështirë në 1/8 e finales në “Euro 2020”, pasi do të përballet me kampionen e botës, Francën. Të hënën nga ora 21:00, Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit do të kërkoj triumfimin ndaj Francës.

Kapiteni i ‘Helvetikëve’ ka thënë se për të kaluar Zvicra në çerekfinale duhet që Xherdan Shaqiri të jetë në formë të mirë.“Shaqiri është lojtar i mahnitshëm. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Ai e ka dëshmuar këtë në vitet e fundit dhe po ashtu ndaj Turqisë. Na duhet Shaqiri në formë të mirë nesër”, ka thënë Xhaka për “Euro2020.com”.Kujtojmë që Xherdan Shaqiri i shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës me rezultat 3-1 ndaj Turqisë në fazën e grupeve.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey