Zyberi: Për futje të telefonave në burgje jepen 200 deri 500 euro

I pyetur nëse institucioni i Avokatit të Popullit ka informacione se sa kushton futja e mjeteve të palejuara në burgje, Nsaer Zyberi tha se jozyrtarisht për futjen e një telefoni në burg paguhet në mënyrë ilegale 200 deri 500 euro.

“Ne nuk hyjmë në atë se sa është shuma për atë, por joyzyrtarisht për futjen e një mjeti telefoni është 200 deri 500 euro, varësisht prej vendit për mbajtjen, varësisht prej institucionit korrektues, kuptohet futen edhe mjete tjera si dorga dhe mjete tjera të palejueshme”, tha mes tjerash Zyberi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey