Zyberi: Trajtim johuman, në burgun Shutkës dhe Idrizovës përdoren rripa të lëkurës dhe pranga

Avokati i Popullit, Naser Zyberi deklaroi se në burgjet e vendit janë konstatuar sjellje johumane dhe degraduese ndaj të burgosurve, përcjell TV21. Zyberi tha se në burgun e Shutkës dhe në Idrizovë është konstatuar përdorimi i rripave të lëkurës dhe të prangave.

“Gjatë kohës së vizitave në burgun e Shkupit dhe në burgun e Idrizovës ekipi i Mekanizmit Kombëtarë për Preventivë ka konstatuar praktikë të përdorimit të rripave të lëkurës dhe prangave ndaj të burgosurve dhe të paraburgosurve që mund të konsiderohet si akt, trajtim johuman dhe degradues”, tha mes tjerash Zyberi.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey