Zyrtare: Hiqen maskat në vendin tonë

Shtabi Kryesor Koordinues i Krizave (ShKKK) njofton se ka miratuar konkluzionet nga vendimet edhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Konkluzionet do t’i dërgohen Qeverisë, e cila për to do të vendosë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Ndër konkluzionet e miratuara që Komisioni i dorëzoi në ShKKK janë heqja e detyrimit për mbajtjen e maskave gjatë mbajtjes së mësimit me prezencë fizike në shkollat e mesme, si dhe heqja e ndalimit të ekskursioneve dhe mësimit në natyrë.

Është miratuar edhe konkluzioni për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse në hapësirë të mbyllur, me përjashtim të institucioneve shëndetësore, transportit publik, barnatoret dhe shtëpitë e pleqve”, thuhet në njoftim.

Nga atje thonë se për konkluzionet e miratuara, Qeveria do të diskutojë dhe vendos në mbledhjen e ardhshme të saj.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey