Matias Soulé, ylli argjentinas, është zyrtarisht një lojtar i ri i Juventusit.
Anësori, i cili mbërrin nga rradhët e të rinjve në Velez, bëri lajm në faqen e tij zyrtare në Instagram me një foto të tij duke nënshkruar kontratën, përcjell ORAinfo.
Ai tani do të bashkohet në akademinë e Bianconeri, duke qenë vetëm 16-vjeç. Përveç fotografisë), i riu gjithashtu publikoi disa komente për aventurën e tij në Itali.
“Shumë i lumtur që nënshkruaj kontratën time të parë si profesionist. Faleminderit Juve që më besuan dhe faleminderit edhe të dashurve të mi që më kanë mbështetur gjithmonë,” deklaroi ai./ORAinfo/