ZYRTARE: Në këto qytete do të luhen ndeshjet e Kampionatit Botëror 2026

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ka hedhur shortin në të cilin janë mësuar qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës 2026.

Për herë të parë në histori “FIFA World Cup 2026”, do të luhet në formatin e ri, ku do të marrin pjesë 48 ekipe.

Kampionati Botëtor i Futbollit 2026 do të zhvillohet në tre shtete: SHBA, Kanada dhe Meksikë, raporton Indeksonline.

Hedhja e shortit ku u mësuan se cilat do të jenë 16 qytetet pritëse që do të organizojnë ndeshjet e FIFA World Cup 2026, bë në një emision televiziv të prodhuar në bashkëpunim me FOX dhe Telemundo nga Nju Jorku dhe i transmetuar drejtpërdrejt në vendet pritëse Kanada, Meksikë dhe SHBA, si dhe në të gjithë botën.

Prej 16 qyteteve që do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëror 2026, 11 janë nga SHBA, 3 nga Meksika dhe 2 qytete nga Canada.

Your #FIFAWorldCup 2026 Host Cities:

🇺🇸Atlanta
🇺🇸Boston
🇺🇸Dallas
🇲🇽Guadalajara
🇺🇸Houston
🇺🇸Kansas City
🇺🇸Los Angeles
🇲🇽Mexico City
🇺🇸Miami
🇲🇽Monterrey
🇺🇸New York / New Jersey
🇺🇸Philadelphia
🇺🇸San Francisco Bay Area
🇺🇸Seattle
🇨🇦Toronto
🇨🇦Vancouver

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) June 16, 2022

Pas shortit ku u mësuan qytetet se cilat janë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Botëtor 2022, kanë folur preaidenti i FIFA-së, Gianni Infantino dhe presidenti i Concacaf-it, Victor Montagliani.

“Ne urojmë 16 qytetet nikoqire të Kupës së Botës FIFA për angazhimin dhe pasionin e tyre të jashtëzakonshëm. Sot është një ditë historike – për të gjithë në ato qytete dhe shtete, për FIFA-n, për Kanadanë, SHBA-në dhe Meksikën që do të bëjnë shfaqjen më të madhe në Tokë. Ne mezi presim të punojmë së bashku me ta për të ofruar atë që do të jetë një Kupë e Botës FIFA e paprecedentë dhe një ndryshim i lojës, ndërsa ne përpiqemi ta bëjmë futbollin vërtetë global”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“Ne ishim të kënaqur nga konkurrueshmëria e pashembullt e këtij procesi përzgjedhës. Ne u jemi jashtëzakonisht mirënjohës jo vetëm 16 qyteteve që janë përzgjedhur, por edhe gjashtë të tjerëve – me të cilët presim të vazhdojmë të angazhohemi dhe të eksplorojmë mundësi shtesë për të mirëpritur tifozët dhe ekipet pjesëmarrëse. Ky ka qenë gjithmonë një Kupë Botërore e FIFA-s me tre shtete, dhe që padyshim do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në të gjithë rajonin dhe komunitetin më të gjerë të futbollit”, shtoi nënkryetari i FIFA-s dhe presidenti i Concacaf-it, Victor Montagliani./Indeksonline/

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey